Seria A u trondit sërish nga racizmi, me ofendime ndaj lojtarit të Juventusit, Moise Kean. Polemikat ishin të shumta, madje edhe brenda skuadrës kampione.
Dy kampionate të ndryshëm po luhen në Itali. Krejt i mërzitshëm ai në krye, me Juventusin që po bën çfarë t’i dojë qejfi, madje edhe kur i mungojnë yjet. Pa Ronaldon, Dybalën e Mandzukiçin, për fitoren në fushën e Kaljarit menduan Leonardo Bonuçi dhe Moise Kean.
Mbrojtësi i qendrës kaloi kampionët në epërsi, ndërsa sulmuesi ende adoleshent vazhdoi serinë e tij të rrjetave. Juventusi ka 81 pikë dhe për dy javë mund të shpallet kampion.
Në Kaljari nuk pati shqetësim rezultati, por një tjetër, racizmi. Një pjesë e tifozëve vendas ofenduan Moize Kinin, I cili reagoi ashpër, derisa u përmbajt nga shokët e skuadrës.
Italia sërish u përball me një problem të madh si racizmi. Në “San Siro”, problem ishte pikërisht rezultati Shtatë herë kampionët e Europës vazhdojnë të jenë larg lavdisë së dikurshme, dhe nuk arritën të mundnin as Udinezen.
Nuk mjaftoi goli i të zakonshmit Piontek, që polakut i vlejti më shumë personalisht në garën për Këpucën e Artë. Miqtë barazuan pas pushimit, sërish me një të zakonshëm si Lazanja, që shënon në “San Siro”, sa herë luan titullar.
Jo vetëm kaq, por Milani rrezikoi të humbiste, ashtu siç vuri në dyshim vendin e katërt, pra kualifikimin për në Champions, në një garë vërtet shumë të bukur.
Gazetat kryesore sportive italiane u morën edhe me Milanin, edhe me racizmin.
“La Gazeta delo Sport”: Alarm I kuq dhe I zi! Kriza e Milanit, vendi i katërt në rrezik! Skuadra e Gatuzos me mesatare për mbijetesë!
Sërish racizëm! Juventusi pardon me golin e Kean-it, pastaj thirrjet raciste!
“Tutosport”: Milan, është krizë! Vendi i katërt në rrezik, Gatuzo: Ne, të dobët!
Juventusi, dy gola ndaj racizmit! Dominon në Kaljari, dhe Kean e Matuidi protestojnë ndaj thirrjeve të tifozëve!
Çudia më e madhe ishin fjalët e juventinit Bonuçi, që tha se Kin i mund t’i ketë provokuar tifozët me festimin e tij, duke sjellë edhe racizmin.
Në renditjen e Serisë A, Juventusi ka 81 pikë, ndërsa Milani mbetet i katërti me 52./abcnews.al