Pioli: Presioni shtohet, tensioni ndihet, por ne do t’i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës

schedule10:05 - 16 Prill, 2022

schedule 10:05 - 16 Prill, 2022

Milan nuk fali përballë Genoas në Seria A duke i rimarrë kreun Interit i cili fitoi më parë me Spezian dhe tashmë lufta për titullin kampion mbetet në distancë.

Pas fitores që kuqezintë morën foli trajneri Stefano Pioli, i cili theksoi se skuadra e tij do të tentojë t’i fitojnë të gjitha ndeshjet për të marrë Schudetton.

Gjë e mirë sipas teknikut të Milanit është se skuadra e tij nuk ka pësuar gol dhe kjo i jep siguri se do bëjnë mirë deri në fund.

“Jemi në krye dhe ne duam që të provojmë deri në fund të mbajmë vendin e parë. Do të tentojmë që t’i fitojmë të gjitha ndeshjet në vijim. Jemi të kënaqur për këtë fitore që kemi marrë.

Skuadra po punon shumë dhe unë po kërkoj vazhdimisht shumë prej tyre. Tensioni sigurisht që ndihet. Presioni shtohet. Jua kam thënë lojtarëve që vitin e shkuar ka pasur më tepër tension. Pasi nuk e dinim nëse do të ruanim as vendin në katërshen e parë. Tani presioni është, por duhet të jemi optimistë, sepse po synojmë titullin. Një objektiv, që as nuk e imagjinonim kur nisëm këtë projekt.

Do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme në gjysmëfinalen e kthimit ndaj Interit. Mirëpo, një ndeshje që nuk mund të ndryshojë rrjedhën e ndeshjeve në kampionat. Do të japim maksimumin, duke ditur që të njëjtën gjë do të bëjë edhe kundërshtari”, deklaroi  Pioli. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!