Gianluigi Buffon ka reaguar ndaj vendimit të Juventusit për të mos rinovuar kontratën me Paulo Dybala.
Marrëveshja e sulmuesit 28-vjeçar me klubin torinez skadon në verë.
“Nuk e prisja këtë, por klubi ishte i hapur dhe i sinqertë. Kontrata me Dybala nuk u rinovua, duke pasur parasysh se ai nuk i përshtatet projektit dhe jo sepse Paulo është një lojtar i dobët.
Ai do të arrijë ende shumë, por kjo nuk do të thotë se Juventus gaboi”, tha ish-portieri i Bianconerëve. /abcnews.al/