Putin: Vendet jo miqësore nuk e kanë refuzuar gazin rus

schedule14:35 - 14 Prill, 2022

schedule 14:35 - 14 Prill, 2022

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se vendet që ai i quan “vende jomiqësore” nuk kanë mundur të ndalojnë përdorimin e gazit rus.

Kjo vjen pasi Rusia tha se furnizimet me gaz kanë shkuar në Evropë, pavarësisht angazhimeve perëndimore për të hequr dorë nga furnizimi i Rusisë.

Putin pranoi se ka pasur ndërprerje në pagesat për naftën dhe gazin (pasi ai kërkoi që pagesa të bëhej në rubla) dhe tha se kompanitë e gazit janë faktorë “përgjegjës” në tregun global.

Ai akuzoi gjithashtu SHBA-në se ka linja furnizimi më të shtrenjta, duke shtuar se linja e Rusisë është e qëndrueshme dhe e lirë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!