Manchester United pritet të ndryshojë trajner në verë, sikurse ishte programuar më parë. Emrat e lakuar për stolin e “Djajve të kuq” kanë qenë të shumtë.
Besohet se Erik ten Hag është i përzgjedhur, ndërkohë që para se ta merrte drejtimin Ragnick, ka pasur një prapaskenë.
Antonio Conte ishte kandidat i fortë për të pasuar Solskjaer, por kundër kandidaturës së italianit ishte Cristiano Ronaldo.
United, i ndikuar edhe nga kjo, nuk e zgjodhi kampionin e Italisë sezonin e shkuar dhe më pas ai pranoi të drejtonte Tottenham. / abcnews.al