Berisha: Përveç Bllakos një tjetër njeri pranë Ramës do përfundojë në burg

schedule21:21 - 13 Prill, 2022

schedule 21:21 - 13 Prill, 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në “Bardh a Zi” në Abc, ka folur dhe për aferën e inceneratorëve.

Ai deklaroi se me inceneratorët janë bërë vjedhje të mëdha, ku është e përfshirë e gjithë qeveria.

Berisha theksoi se përveç ish-deputetit Alqi Bllako dhe ish-ministri Lefter Koka të cilët sot janë në burg, një tjetër person pranë Ramës mund të përfundojë në qeli.

Sipas tij sekretari i Përgjithshëm i Ramës, Engjëll Agaçi ka përdoru një term që mund ta çojë ‘fluturimthi” tek Bllako, tha Berisha.

I ka hyrë tmerri sepse ka firmosur një vendim në të cilën për hir të së vërtetës i thotë se kjo kompani nuk plotëson asnjë kusht për këtë vendim. Ka firmosur një vendim për një kontratë e cila në mënyrë flagrante është në dhunim të gjitha ligjeve. Procedura, ligji shqiptar, parashikon  procedurë të hapur, të hapur me kufizim, të hapur me negociatë. Ky ka zhvilluar procedurën e mbyllur me negociatë, e cila përjashtohet tërësisht nga ligjet e vendit. Këtë e ka patur e shkruajtur e zezë mbi të bardhë që kjo procedurë nuk ekziston. Engjëll Agaçi për ta sheqerosur mashtrimin, ka përdorur një term të ndërmjetëm që e çon Agaçin fluturimthi tek Bllakoja. Mafia e plerave dhe betonit janë dy mafiat kryesore të botës.”, tha Berisha.

/Abcnews.al/

https://youtu.be/uU4SIUVFf7A

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!