Nëse do të krahasonit numrin e miqve të mirë që keni tani me numrin që kishit vite më parë, ky do të ishte një ndryshim domethënës, apo jo? Ne rritemi dhe mësojmë, dhe ndonjëherë kjo do të thotë të lëmë njerëzit pas. Një studim i publikuar në “British Journal of Psychology” thotë se njerëzit më të zgjuar punojnë më mirë me më pak miq.
“Njerëzit më inteligjentë përjetojnë më pak kënaqësi nga jeta duke u shoqëruar shpesh me miqtë“, thuhet në studim. Në një artikull në The Washington Post, Carol Graham, një studiuese në Institutin Brookings që studion ekonominë e lumturisë, tha:
“Rezultatet sugjerojnë (dhe nuk është për t’u habitur) se ata që kanë inteligjencë më të lartë dhe e përdorin atë, ndoshta nuk do të shpenzojnë aq shumë kohë duke u socializuar sepse janë të fokusuar në ndonjë qëllim tjetër afatgjatë.”
Ka kuptim. Njerëzit super të zgjuar zakonisht kanë teori të reja emocionuese që duan të provojnë, ose shpikje mbi të cilat punojnë, të cilat do të ndryshojnë botën. Njerëzit shumë inteligjentë nuk duan të kalojnë kohën e tyre duke u shoqëruar – ata duan të ndjekin qëllimet e tyre.
Pra, nëse keni vetëm disa miq të ngushtë dhe preferoni të qëndroni në shtëpi dhe të punoni me shkrimin tuaj ose të shijoni vetëm një gotë verë, mos u dëshpëroni. Ju ndoshta jeni thjesht i zgjuar. /abcnews.al