Gazetari Agim Baçi, i ftuar në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, tha se deklarata e Ramës në Kongres për SPAK ishin një mesazh për të vetët se ai do t’i mbrojë.
Sipas tij Rama tashmë ka frikë për vete, prandaj po përpiqet tu japë siguri të vetëve.
“Në Kushtetutë kryeministri mban përgjegjësi. Që thotë ky unë nuk di gjë se çfarë bëjnë kryeministrat e mi, ose je budalla dhe ik, ose je bashkëpunëtor. Kjo është një propagandë e pastër. Rama edhe në Kongres foli për Këshillimin Kombëtar, duke bërë demokraci konsultative, dhe po kërkon të zhbëjë çdo institucion dhe të bëjë atë që ai do. Si i thoshte Hoxha Kadri Hazbiut, nuk ju dënoj unë, partia juaj ju dënon. Pra ajo që thotë Rama është se ju thotë atyre të tjerëve që ju mbroj unë, se përveç Bllakos dhe atyre të tjerëve mund të ketë dhe të tjerë të përfshirë”, tha Baçi.
/Abcnews.al/