Një shofer në Gjirokastër është arrestuar, ndërsa 3 të tjera janë proceduar penalisht për drejtim të automjeteve në mënyrë të parregullt.
Policia e Gjirokastrës njofton se gjatë javës që lamë pas janë pezulluar 7 leje drejtimi, konkretisht: 1 leje drejtimi e pezulluar për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 6 leje drejtimi të pezulluara për shpejtësi tej normave të lejuara dhe janë vendosur 350 masa administrative.
Njoftimi
Vijojnë kontrollet nga Policia Rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndërgjegjësimin e përdoruesve të rrugës, për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor.
Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve me dragera, si dhe falë edhe bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, është arrestuar 1 drejtues mjeti dhe janë proceduar penalisht 3 të tjerë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
-Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin K. H., 37 vjeç, banues në fshatin Mbrezhdan, Këlcyrë, si dhe referuan materialet në Prokurorinë pranë Gykatës së Shkallës së Parë Përmet, për shtetasin V. B., 24 vjeç, banues në Përmet, pasi në hyrje të qytetit të Këlcyrës, shtetasi V. B. duke drejtuar automjetin “Benz” është përplasur me motomjetin tip “Datsun”, të cilin e drejtonte në gjendje të dehur, shtetasi K. H.
– Po nga këto struktura janë proceduar në gjendje të lirë dhe 2 shtetas të tjerë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Janë pezulluar 7 leje drejtimi, konkretisht: 1 leje drejtimi e pezulluar për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 6 leje drejtimi të pezulluara për shpejtësi tej normave të lejuara.
Janë vendosur 350 masa administrative, konkretisht:
• 1 masë për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike,
• 40 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit,
• 95 masa për parakalime të gabuara,
• 113 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor;
• 101 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor, të cilat janë burim aksidenti.
Janë bllokuar 3 automjete, për mungesë dokumentacioni.
Kontrollet do të vazhdojnë çdo ditë, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës.
Policia Rrugore e Gjirokastrës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë./abcnews.al/