Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Shkarkimi i Ardita Sinanit”, Kurti kundër Shqipërim Arifit

schedule11:55 - 11 Prill, 2022

schedule 11:55 - 11 Prill, 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e përkrah iniciativën për shkarkimin e Ardita Sinanit nga pozita e kryetares së Preshevës. Gjatë një takimi të zhvilluar sot me përfaqësuesit e Luginës, ku e pranishme ishte edhe Sinani, Kurti ka diskutuar rezultatet e zgjedhjeve në Serbi veçanërisht për tri komunat me shumicë shqiptare. Kryeministri ka theksuar se gjendja e shqiptarëve në përgjithësi në këto komuna, përcillet me politika diskriminuese e shtypëse të Serbisë.

Prandaj, kryeministri Kurti kërkon angazhim të përbashkët e vigjilencë të shtuar, “vendosmëri e ruajtje të unitetit politik të subjekteve shqiptare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit”.

Si rrjedhojë, Kurti bënë thirrje të mos mbështeten tentimet për acarim mes shqiptarëve, pjesë të së cilës e sheh edhe synimin për ta rrëzuar nga pozita e kryetares së Preshevës Ardita Sinianin.

“Pas shtypjes e diskriminimit që po u bëhet shqiptarëve nuk duhet mbështetur tentimet për acarim të shqiptarëve me njëri-tjetrin, pjesë e së cilës është edhe synimi për ta rrëzuar kryetaren e Preshevës, znj.Ardita Sinani. Përçarja e ndarja janë gabim dhe bëhen dëm” u shpreh kryeministri Kurti, thuhet në njoftimin dërguar mediave.

Tutje, ai thotë se bashkëpunimi e rreshtimi i drejtë ndaj mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të shqiptarëve nuk është vetëm nevojë por domosdoshmëri e kohës.

Kujtojmë se Ardita Sinani ka njoftuar dje se është thirrur seancë e jashtëzakonshme për shkarkimin e saj.

Prandaj, ka kërkuar shtyerjen e seancës pasi sot ka pasur të udhëtojë në Prishtinë për të zhvilluar takim me Kurtin.

kryetari i ADAH-së, Shqiprim Arifi, ka thënë se ka mbledhur nënshkrime për shkarkimin e saj.

“Kemi mbledhur nënshkrimet për ta ndërruar pushtetin lokal në Preshevë. Ne i kemi 15 asamblistë dhe kjo gjë mund të konsiderohet e kryer”, është shprehur ai. /Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!