31 gola të shënuar në të gjitha kompeticionet, pesë prej tyre në Champions League. Darwin Nunez, sulmuesi uruguaian i Benfica ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve.
Klubi portugez nuk heq dorë kollaj nga sulmuesi i saj kryesor. E gjitha varet te paratë dhe çdo klub që e do duhet të paguajë rreth 70 milionë euro.
“The Athletic” raporton se tre klubet që do të konkurrojnë në verë për ta transferuar janë Chelsea, Manchester United dhe PSG. / abcnews.al

