Një ngjarje e shëmtuar ndodhi në përfundim të ndeshjes mes Tiranës dhe Laçit, në stadiumin “Selman Stërmasi”. Të përfshirë në këtë konflikt ishin presidenti i kurbinasve, Pashk Laska dhe sulmuesi i Tiranës, Majkëll Ngo, që patën debat verbal mes tyre, dhe u përpoqën të konfrontoheshin fizikisht. Në sherr u përfshi edhe djali i Presidentit laçian, i cili goditi futbollistin e Tiranës. U desh ndërhyrja e dy lojtarëve tiranas që të largonin agresorët nga Ngo, ndërsa rojet private të sigurisë nuk u treguan të afta për të shmangur skena të tilla, e po kështu edhe Policia e Shtetit.
Lojtarët e Tiranës ishin shumë të revoltuar nga gjyqtari Kridens Meta, që shtoi lojën me 9 minuta, dhe pikërisht në fund erdhi goli i barazimit nga ana e Laçit. Në përfundim të ndeshjes, tiranasit shkuan t’i kërkonin llogari arbitrit, dhe besohet në këtë moment nisi edhe sherri. /abcnews.al