Vrasja e civilëve në Bucha, Scholz: Të dënohen përgjegjësit

schedule13:53 - 9 Prill, 2022

schedule 13:53 - 9 Prill, 2022

Kancelari gjerman ka bërë thirrje që autorët e vrasjeve të civilëve në Bucha të dënohen për krimet e luftës, shkruan The Guardian.

“Kjo është diçka që ne nuk mund ta harrojmë. Ne nuk mund të anashkalojmë se këto janë krime lufte,” tha Scholz.

Ai gjithashtu tha se Gjermania do të vazhdojë të furnizojë me armë Ukrainën.

Sipas zyrtarëve ukrainas  qindra civilë  janë gjetur të vdekur që kur forcat ruse u tërhoqën nga Bucha javën e kaluar. Nënkryetari i bashkisë së Bucha tha se më shumë se 360 ​​civilë u vranë dhe rreth 260-280 u varrosën në një varr masiv nga banorë të tjerë.

Moska ka mohuar pretendimet se forcat e saj ekzekutuan civilët në Bucha.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!