Ukraina shpreson të marrë statusin e vendit kandidat në BE në qershor

schedule10:53 - 9 Prill, 2022

schedule 10:53 - 9 Prill, 2022

Ukraina mund të marrë statusin e vendit kanditat në BE në qershor, kështu ka deklaruar një ministre e qeverisë së Ukrainës, sipas The Guardian.

Olga Stefanishyna, zëvendëskryeministrja e Ukrainës për integrimin europian dhe euroatlantik, tha se vendi i saj do të përpiqet për t’u bërë sa më shpejt anëtare e Bashkimit Europian. Deklarata e  saj vjen një ditë  pas takimit të presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen me presidentin e Ukrainës.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Von der Leyen i dorëzoi presidentit ukrainas një pyetësor i cili do të jetë një pikënisje për anëtarësimin e Ukrainës në BE.

“Ukraina është pjesë e familjes europiane. Ne e kemi dëgjuar shumë qartë kërkesën tuaj dhe jemi këtu për t’ju dhënë një përgjigje të parë pozitive: në këtë zarf ndodhet fillimi i rrugëtimit tuaj drejt BE-së.

Në këtë zarf është pyetësori për anëtarësim. Bashkimi, i cili do të duhet të plotësohet, atëherë rekomandimi duhet t’i bëhet Këshillit të BE-së. Nëse ne punojmë së bashku, mund të jetë edhe çështje javësh,” tha von der Leyen.

/abcnews.al