Shumica e njerëzve pinë një kafe sapo hapin sytë në mëngjes por mbase është koha që ta ndryshoni këtë zakon. Kafeja me stomakun bosh mund të mos jetë zgjidhja ideale ndaj mund ta zëvendësoni me një gotë ujë të kripur.
Uji me kripë përmban minerale që kanë një efekt pozitiv në hormonin e stresit, dhe përveç kësaj kanë përfitime të shumta për trupin. Këto janë disa nga përfitimet më të zakonshme që merrni nga uji me kripë.
Hidratim
Në mënyrë që organizmi ynë të funksionojë normalisht, është e nevojshme të marrim një sasi të mjaftueshme uji. Ndonjëherë ne pimë shumë ujë, gjë që gjithashtu çon në dehidrim. Kripa mund të sjellë ekuilibrin dhe të ndihmojë trupin të thitë ujin.
Detoksifikimi
Kripa është plot me minerale, të cilat do t’ju ndihmojnë të largoni të gjitha toksinat nga trupi në mënyrë natyrale. Ajo gjithashtu ka një efekt antibakterial që do të largojë bakteret nga trupi juaj.
Tretja
Aktivizon gjëndrat që çlirojnë proteinën e nevojshme që ndihmon në tretjen e ushqimit. Gjithashtu, redukton aciditetin e stomakut dhe ndihmon me fryrjen. /abcnews.al