Urdhri për zhvarrosjen e 9-vjeçares në Greqi, reagon nëna: E padrejtë, s’do gjeni asnjë provë kundër meje

schedule15:59 - 8 Prill, 2022

schedule 15:59 - 8 Prill, 2022

33-vjeçarja që akuzohet se ka vrarë të bijën 9-vjeçare ka reaguar në lidhje me urdhrin e prokurorisë që Georgina e vogël të zhvarroset, në mënyrë që organet përkatëse të kryejnë hetime me të thelluara për rrethanat e vdekjes së 9-vjeçares, shkruan protothema.gr.

Lidhur me zhvarrosjen e Georginës avokati i 33-vjeçares deklaroi se e akuzuara “është njoftuar për zhvarrosjen e Georginës dhe konsideron se zhvarrosja e Georginës po bëhet në mënyrë të padrejtë dhe se organet kompetente nuk do të gjejnë asnjë provë ndaj saj”.

Lexo edhe: Urdhër për hapjen e varrit të 9-vjeçares në Greqi, dyshohet se u vra nga e ëma

Sipas avokatit të Roulës, e burgosura refuzon të ushqehet në qeli, pasi nuk është mirë psikologjikisht e nuk ka oreks për ushqim./abcnews.al/