Kryeministri Edi Rama ka komentuar ankorimin e kroçeres së parë me turistë në Sarandë. Në një postim në rrjetet sociale, Rama e quan si dallëndyshen e parë, që sipas tij lajmëron ardhjen e sezonit turistik.
“Ndalet në Sarandë dalladyshja e parë që lajmëron ardhjen e sezonit më të bukur e më të pastër turistik deri më sot! Mbarësi?”, shkruan kreu i qeverisë.
ABC raportoi se në bordin e kësaj anije janë rreth 450 turistë, të cilët do të shpërndahen në grupe dhe do të vizitojnë qytetin e bukur të Sarandës. Anija gjigande është ndërtuar në vitin 2020, ndërsa kryen ture në të gjithë botën. /abcnews.al