Zelensky: Situata në Borodyanka është më e rëndë se në Bucha

schedule09:00 - 8 Prill, 2022

schedule 09:00 - 8 Prill, 2022

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se skenat në qytetin e Borodyanka janë më të tmerrshme sesa në Bucha, shkruan The Guardian.

Zyrtarët besojnë se më shumë se 300 njerëz janë vrarë nga forcat ruse në Bucha, 35 km në veriperëndim të kryeqytetit Kiev, dhe rreth 50 prej tyre u ekzekutuan.

Moska ka mohuar se ka shënjestruar civilët duke theksuar se imazhet e trupave në Bucha janë inskenuar nga qeveria ukrainase për të justifikuar vendosjen e më shumë sanksioneve kundër Moskës dhe për të prishur negociatat e paqes.

Qyteti ndodhet rreth 25 km nga Bucha.

Zelensky nuk dha  detaje apo prova të mëtejshme se Rusia ishte përgjegjëse për vdekjet e civilëve në qytet. Më herët të enjten, prokurorja e përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova, tha se 26 trupa ishin gjetur nën rrënojat e dy ndërtesave në Borodyanka.

Të martën, Venediktova tha se numri i viktimave në Borodyanka pritej të ishte më i madh se kudo tjetër, por nuk dha detaje të mëtejshme.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!