Trupat ruse “po rigrupohe” për një ofensivë në rajonin e Donbasit në Ukrainën lindore, që përfshin Donetsk dhe Luhansk, thanë Forcat e Armatosura të Ukrainës në një përditësim në ditën e 42-të të luftimeve.
Deklarata gjithashtu zbulon qëllimet e ushtrisë ruse:
Lexo edhe: Pentagoni: Trupat ruse janë tërhequr përfundimisht nga Kievi
Përpjekjet kryesore të trupave ruse janë të “shpërthejnë mbrojtjen” e forcave ukrainase në rajonin e Donetskut.
Ata po përpiqen gjithashtu të marrin kontrollin e plotë të qytetit të Mariupol.
Forcat ruse vazhdojnë të bombardojnë Kharkiv-in në verilindje të Ukrainës.
Trupat ruse po përdorin linjat hekurudhore për të lëvizur shpejt ngarkesat ushtarake. Armët dhe pajisjet e tjera mbërritën në stacionin hekurudhor Kupyansk në Ukrainën verilindore nga stacioni Valuyki në Belgorod, Rusi.
Forcat ukrainase kanë marrë përsëri Osokorivka pranë Khersonit në jug të Ukrainës nga trupat ruse. /abcnews.al