Monolog nga Erion Kristo
Me hidhërim shumë të madh vë re se ka plasur një debat gjigant. Hedh një budalla gurin në lumë dhe turren 100 të mençur që ta nxjerrin. Ka plas debati për malokët. Dikush përmendi malokët dhe janë hedhur të gjithë në luftë për të treguar se fjala malok nuk ka kuptim të keq. Është e 1 mijta herë që ndodh, është e 1 mijta herë që ne biem pre e kësaj loje. Prandaj ju ftoj të gjithëve mos e hani më këtë karrem. E para se fjala malok do të thotë mal dhe “ok”.
Pra fjala malok është një fjalë super e bukur me superkuptim. Pra po ti marrim thjeshtë fare, kemi fusharakët, kodrinorët, kemi malorët dhe emigrantët. Tani e zëmë se ankohet 1 gisht për 1 gisht tjetër, ky është i gjithë debati. Së dyti kemi malokë në të katërt anët e Shqipërisë. Kemi në veri, në jug në Shqipërinë e mesme për të mos folur për Dardaninë. Ju lutem sa herë që dikush ju provokon mos bini pre e provokimeve. Mos hidhni paguren me benzinë mbi zjarr se nuk i kemi zgjidhur hallet e rëndësishme të vendit sa të rrimë të merremi me një fjalë kaq të bukur sa fjala malok.