Ousmane Dembele është në planet e Barcelonës dhe trajneri Xavi Hernandez nuk e fsheh diçka të tillë.
Spanjolli thekson se nëse do të ishte në dorën e tij, nuk do të mendohej dy herë për të rinovuar me sulmuesin.
“Të ishte në dorën time, unë do ta nënshkruaja direkt kontratën e re me të pa asnjë dyshim. Por duhen numrat që të funksionojë.
Është një negociatë, sikur me Araujo që duket e mbyllur, Gavi e Sergio Roberto. Shpresoj që ai të qëndrojë.
Dembele mund të jetë një nga lojtarët më të mirë në bote në pozicionin e tij”, është shprehur trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez. / abcnews.al