“U verifikuan të 4200 delegatët” Njohu Kuvendin e 11 Dhjetorit në PD, zbardhet vendimi i gjykatës: U thirr në mënyrë të ligjshme

schedule10:50 - 6 Prill, 2022

schedule 10:50 - 6 Prill, 2022

Është zbardhur vendimi i Gjykatës së Tiranës, që njohu Kuvendin e 11 Dhjetorit të Partisë Demokratike.

“Gjykata sqaron që verifikimi i legjitimimit të palëve në përputhje me nenin 176 të Kodit të Procedurës Civile është detyrim thelbësor i proceduesit civil. Në përmbushje të këtij detyrimit, Gjykata pasi kreu verifikimin e aspektit formal të akteve të përfaqësimit, duke i gjetur ato të rregullta dhe në përputhje me ligjin procedural.”, thuhet ne vendim.

“Për shkak se në secilin mbi 4200 formularët e kërkesave të depozituara për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, nënshkruesit e identifikonin veten përveçse me gjeneralitetet përkatëse, edhe me funksionin me të cilin mbanin në strukturat e PD. Gjykata verifikoi në radhë të parë secilin nga pozicionet e nënshkruesve, përfshihej në listën e funksioneve që përbëjnë Kuvendin Kombëtar të PD. Gjykata verifikoi edhe nëse shtetasit nënshkrues të thirrjes së Kuvendit Kombëtar përfshiheshin në listën emërore të funksionareve të PDSH, të cilët në momentin e thirrjes së tij përbënin listën e Kuvendit kombëtar. Për këtë qëllim gjykata pasi administroi provat shkresore, vrenjti se listat bashkëngjitur këtyre dokumenteve përbëjnë listën e plotë zyrtare të deklaruar të shtetasve, të cilët përbënin Kuvendit Kombëtar të PD në momentin e thërritjes së tij nga anëtarësia”, thuhet më tej në vendimin e marrë nga gjyqtari Agron Zhukri.

Sipas këtij vendimi, Gjykata arrin në përfundimin se Kuvendit Kombëtar i PD-së, është thirrur në mënyrë të ligjshme nga një anëtarësh/delegatësh, më i madh se ¼ i numrit të përgjithshëm të anëtarëve të tij.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!