3 gjëra të thjeshta që do të përmirësojnë seksin tuaj

schedule22:35 - 5 Prill, 2022

schedule 22:35 - 5 Prill, 2022

Përvoja është e nevojshme për të ndërtuar besimin seksual. Këto hapa do t’ju ndihmojnë të përmirësoni sesin dhe do t’ju bëjnë të ndiheni plotësisht të kënaqur.

Bëhu mbretëresha e kënaqësisë suaj

Dihet se femrat që masturbojnë më shpesh janë më të sigurta në seks dhe gjejnë më shumë kënaqësi në të, sepse dinë të arrijnë orgazmën. “Nëse nuk e keni bërë ende këtë, sigurohuni që të gjeni kohë për të zbuluar zonat tuaja erogjene, si dhe intensitetin e kontaktit që ju përshtatet më shumë”, thotë seksologia Emily Morse.

Mësoni të shikoni trupin tuaj si seksi

Dashuria për trupin e dikujt dhe ta përjetosh veten si qenie seksuale janë të rëndësishme për vetëbesimin seksual. Për të arritur këtë qëllim, është e rëndësishme të praktikoni. Vishni të brendshme mëndafshi, një fustan të ngushtë, me taka apo çdo aksesor tjetër që ju bën të dëshirueshëm, ecni para një pasqyre dhe mësohuni me këtë ide.

Thoni fjalët magjike

Askush nuk mund ta lexojë mendjen tuaj, kështu që nëse doni diçka, duhet ta kërkoni atë. Ky rregull është veçanërisht i vërtetë në rastin e seksit. Nëse partneri juaj gjatë marrëdhënies seksuale bën diçka që nuk ju pëlqen, është mirë që t’ia tregoni. “Gëzojeni momentin dhe mos harroni të thoni këto fjalë të fuqishme: Le ta provojmë kështu”, përfundon Dr Morse. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!