Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mirditë, ku një 10-vjeçar është mbytur në lumin Fan.
10-vjeçari ka qenë duke luajtur ndërsa ka rënë në lumë dhe më pas është marrë nga rrjedha e ujit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në Njësinë Administrative Fan, fshati Shtrungaj, ku një fëmijë 10 vjeç është mbytur në lumin Fan.
Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe ato të policisë të cilët po kërkojnë për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 18:45, në fshatin Shtrungaj, Fan, Mirditë, në lumin Fan, është mbytyr një i mitur 10-vjeçar, banues në Fan, Mirditë.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Polcisë kanë shkuar mënjeherë në vendngjarje dhe sëbashku me banorët kanë nisur kërkimet.
Në gadishmëri janë vënë edhe polumbarët e Reneas, të cilët kanë shkuar në drejtim të vendngjarjes, po për shkak të errësirës kërkimet për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit, do fillojnë në orët e para të mëngjesit .
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/Abcnews.al/