Suedia ka njoftuar se do të dëbojë tre diplomatë rusë, për të cilët thotë se nuk po veprojnë në përputhje me rregullat ndërkombëtare.
Ministrja e Jashtme Ann Linde tha: “Sot, Ministria e Punëve të Jashtme ka vendosur të dëbojë tre diplomatë rusë, puna e të cilëve në Suedi nuk është në përputhje me Konventën e Vjenës.”
Vendimi vjen pasi Franca dhe Gjermania urdhëruan gjithsej 75 diplomatë rusë të largoheshin pas krimeve të dyshuara të luftës nga forcat e Moskës në qytetin ukrainas Bucha. /abcnews.al