Një protestuese në Moskë ka rikrijuar skenat e tmerrit që lanë pas ushtarët rusë pasi u larguan nga Bucha, në periferi në Kievit. Gruaja ka realizuar disa foto, e shtrirë me fytyrë përtokë me duart e lidhura, njëlloj si mënyra në të cilën u gjetën trupat e disa ukrainasve në qytetet afër Kievit që deri vonë ishin pushtuar nga forcat ruse.
Imazhet tronditëse të trupave në rrugët e Bucha-s, disa me duar të lidhura, kanë shkaktuar revoltë dhe kritika ndërkombëtare ndaj Rusisë në ditët e fundit.
Fotot janë shpërndarë nga faqja e pavarur ruse, Holod.media. Stafi i faqes është larguar nga Rusia dhe shpesh është vënë në shënjestër nga autoritetet ruse, por nuk janë bllokuar ende, ndryshe nga publikimet e tjera.
Protestuesja është fotografuar në pjesë të ndryshme të kryeqytetit rus, duke përfshirë një urë pranë katedrales së qytetit, Krishti Shpëtimtar. /abcnews.al/
Акция «Буча-Москва»
1. Александровский сад
2. Мост у Храма Христа Спасителя
3. Никольская улица
4. Старый Арбат pic.twitter.com/pfbtWvSMPi— Холод (@holodmedia) April 4, 2022