Ukraina prej 24 shkurtit të 2022 po përballet me sulmet e ashpra të Rusisë, ku deri më tani kanë humbur jetën mijëra civilë.
Në mediat e huaja janë publikuar fotografi nga gjendja në të cilën ndodhet Ukraina gjatë këtyre ditëve luftë.
Përmes fotove do të shikohen civile që largohen, familje që ndahen ku nëna dhe fëmijët largohen për një siguri më të madhe ndërsa burrat duhet që të qëndrojnë në vendlindje.
Gjithashtu shikohen dhe rrënojat që kanë lënë pas sulmet ruse, ku më i theksuari ishte ai në Bucha, ku trupat e qindrave civilëve të vrarë janë gjetur nëpër rrugë. /abcnews.al