Rusia është duke mobilizuar 60 mijë trupa shtesë në Ukrainë. Lajmin e bën të ditur ushtria ukrainase e cituar nga The Guardian.
Forcat e Armatosura të Kievit e publikuan raportin e tyre operacional në orën 06.00, këtë mëngjes. Sipas tyre, Moska ka nisur një “mobilizim të fshehtë” prej rreth 60,000 trupash për të zëvendësuar njësitë e humbura në Ukrainë.
Shtabi i përgjithshëm ukrainas shtoi se forcat e Kievit kanë penguar shtatë sulme në territorin e Donetsk-ut dhe Luhansk-ut në 24 orët e fundit. /abcnews.al/