Autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar kanë ndaluar një tjetër avion që dyshohet se ka lidhje me Rusinë.
Sekretari i transportit Grant Shapps shkruan në Twitter se Anglia ka ndaluar fluturimin e një avioni të lidhur me Rusinë.
Avioni u pengua të ngrihej nga Aeroporti Luton i Londrës, ndërsa Departamenti i Transportit është duke hetuar nëse avioni ka shkelur sanksionet e fundit të Mbretërisë së Bashkuar që ndalojnë avionët e lidhur me Rusinë.
This morning I’ve prevented the use of another jet that has links to Russian oligarchs. We won’t stand by and watch those who’ve made millions through Putin’s patronage live their lives in peace as innocent blood is shed.
— Rt Hon Grant Shapps MP (@grantshapps) April 2, 2022
Zyrtarët nuk do të jepnin asnjë informacion për emrin e pronarit të të avionit ndërkohë që hetimi është në vazhdim, shkruan BBC. Departamenti i Transportit ka ndaluar së fundmi dy avionë privatë që i përkasin Eugene Shvidler, një bashkëpunëtor i Roman Abramovich dhe një helikopteri privat në pronësi të HeliCo Group LLC./abcnews.al/