Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka njoftuar pasditen e së premtes se operacioni për të evakuuar civilët nga qyteti i rrethuar Mariupol-it është shtyrë.
“Ekipi i KNKK-së që ishte nisur për në Mariupol të premten për të mundësuar kalimin e sigurt të civilëve u detyrua të kthehej në Zaporizhzhia pasi marrëveshjet dhe kushtet e bënë të pamundur vijimin.”
Për rrjedhojë, ekipi i përbërë nga tre automjete dhe nëntë personel nuk mundi që të lehtësonte kalimin e sigurt të civilëve në Ukrainë ditën e sotme. Po ashtu, Kryqi i Kuq njoftoi se një tjetër tentative do të bëhet nesër.
“Që operacioni të ketë sukses, është e rëndësishme që palët të respektojnë marrëveshjet dhe të ofrojnë kushtet e nevojshme dhe garancitë e sigurisë.” /abcnews.al/