Carlo Ancelotti ka rezultuar përsëri pozitiv me Covid-19, ndërsa nuk do të mund të udhëheqë Real Madridin në sfidën e ditës së nesërme në La Liga.
Pas infektimit të teknikut italian, mediat spanjolle njoftojnë se “Los Blancos” në ndeshjen me Celta Vigon do ta drejtojë djali i Carlos, Davide Ancelotti.
Për Daviden kjo do të jetë edhe sfida e tij e parë në krye të një skuadre, i cili sigurisht do të marrë disa këshilla edhe nga i ati për sa i përket formacionit dhe ndryshimeve taktike të skuadrës.
Madrilenët do të kërkojnë kthimin te fitoja, pas asaj humbjeje turpëruere në “El Clasico”, që pësoi nga Barcelona e Xavi Hernandez. /f.a/abcnews.al