Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) ka deklaruar se Ukraina u ka thënë se trupat ruse janë larguar nga Çernobili.
IAEA tha se forcat ruse kishin “transferuar kontrollin e termocentralit bërthamor te personeli ukrainas”.
Stafi i uzinës ka thënë se nuk ka më të “huaj” në vend, megjithëse IAEA ka deklaruar më herët se nuk ishte në gjendje të konfirmojë një informacion të tillë.
Trupat ruse morën kontrollin e Çernobilit në fillim të luftës në Ukrainë./abcnews.al/