Takimi mes Presidentëve Xi dhe Macron, firmosen 14 marrëveshje multimilionere

schedule12:22 - 26 Mars, 2019

schedule 12:22 - 26 Mars, 2019

Fjala kyçe e takimit në Elize mes presidentit francez Makron dhe atij kinez Xi Jinping, ishte marrëveshja multimilionere mes dy vendeve, me kontratat që përfshijnë sektorë të ndryshëm.

Takimi i Presidentit kinez Xi me homologun francez Makron në Elize, ka përfunduar me një marrëveshje të përbërë nga 14 kontrata multi milionere. Kina në fakt ka porositur blerjen e 300 avionëve Airbus nga Franca, me një vlerë prej 30 miliard eurosh. Xi Jinping dhe Emanuel Makron hfirmosën 14 kontrata, disa me vlerë marramendëse, gjatë vizitës së presidentit kinez në Paris. Lideri francez kërkoi dhe respektimin e të drejtave të njeriut në Kinë duke shpallur nisjen e iniciativës për një partneritet të fortë eurokineze.

Pas porosisë së avionëve Airbus, u arritën marrëveshje dhe në sektorin bërthamor, hapësinor, në atë të kërkimeve, të energjisë së rinovueshme dhe investimeve.

Ndërkohë në Elize takimet e rëndësishme për Makron nuk përfundojnë këtu pasi pritet të mbërrijnë dhe kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti i Komisionit Europian Zhan Klod Junker. Tema kryesore e bisedimeve do të jetë ajo për ndryshimet klimatike. Makron u shpreh se në një moment shumë delikat për Europën, duhet të ketë unitet dhe një strategji bashkëkohore në dialogun me Kinën. /abcnews.al