Jonas Jerebko është përjashtuar nga kombëtarja e basketbollit të Suedisë, pasi ka zgjedhur ta vazhdojë karrierën në Rusi.
Jerebko, i cili për dhjetë sezone kishte luajtur në NBA me ekipe si Detroit Pistons, Boston Celtics, Utah Jazz dhe Golden State Warriors, dy vite e fundit ishte pjesë e Khimki Moscow.
Basketbollisti 35-vjeçar ishte i lirë dhe ditën e djeshme vendosi të bashkohet me skuadrën e CSKA Moscow dhe tani Suedia i bën dalje nga kombëtarja menjëherë. / abcnews.al