Belgjika e ka lëshuar vendin e parë në renditjen e FIFA-s, pasi është parakaluar nga Brazili që ka bërë një fushatë fantastike kualifikimesh për Botërorin e Katarit.
Podiumi mbyllet nga Franca, që ruan vendin e tretë, e ndjekur nga Argjentina, Anglia, Italia, Spanja dhe Portugalia. Kapërcim në 10 më të mirat ka bërë Meksika, që nga vendi i 12-të ka shkuar në të nëntin.
Holanda mbyll dhjetëshen, kurse Danimarka e Gjermania kanë humbur respektivisht dy dhe një pozicion në krahasim me shkurtin.
Sa i takon Shqipërisë, kuqezinjtë kanë zbritur nga vendi i 65 në vendin e 66-të, kurse Kosova ka ngjitur dy pozicione. Dardanët janë në vendin e 107-të, pozicion ky më i miri në histori për ta. / abcnews.al