Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD-së i ka kthyer përgjigje Gazment Bardhit sa i përket deklaratës që ish-kryeministri Sali Berisha bëri më herët gjatë ditës se do të marrë pjesë në mbledhje e Grupit Parlamentar që do të mbahet të enjten.
Në një deklaratë për mediat, drejtorja e Komunikimit në Partinë Demokratike, Floriana Garo shprehet se “mendimi qëndrimi dhe vullneti i Grupit Parlamentar u injorua ditën kur ish-kreu Lulzim Basha vendosi pezullimin e Berishës nga grupi.
Ndërsa kujton se mandatin çdo deputeti ia kanë dhënë zgjedhësit më 25 prill, Garo shton se besimi te Sali Berisha u konfirmua më 11 dhjetor kur u mbajt Kuvendi Kombëtar dhe më pas më 18 dhjetor kur u mbajt referendumi, e më tej në zgjedhjet e pjesshme lokale ku “Rithemelimi” doli forcë e dytë.
DEKLARATA
“Mendimi, qendrimi dhe vullneti i grupit parlamentar u injorua dhe u perdhos diten kur per pezullimin antistatutor te Sali Berishes nga grupi parlamentar, vendosi nje individ duke mos pyetur fare as grupin parlamentar dhe asnje institucion tjeter te Partise Demokratike!
Mandati i cdo deputeti te Partise Demokratike eshte marre ne dt 25 Prill nga votuesit e Partise Demokratike. Besimi i demokrateve ne mandatin e Sali Berishes u konfirmua ne 11 Dhjetor, 18 Dhjetor dhe me pas ne 6 Mars.
Ata qe moren vendime duke shkelur statutin, pa pyetur keshillin kombetar e grupin parlamentar dhe kthyen PD per here te pare ne histori ne force te trete, sot nuk duhet te japin leksione dinjiteti por duhet te lexojne vullnetin e demokrateve te shprehur qarte me vote si e vetmja rruge per te ecur perpara! Ne demokraci respektohet mendimi i gjithsecilit por vendos shumica.
Koha ku vota e demokrateve zevendesohej me urdhra dhe vullnete te liga ka marre fund!
Çdo demokrate e demokrat duhet te ndahet nga ajo kohe!
Demokratet kane folur me vote dhe te gjithe ne duhet te respektojme voten dhe vullnetin e tyre.
Vetem te bashkuar do mund te ecim perpara dhe te fitojme!”
Kujtojmë se më herët gjatë ditës së sotme ish-kryeministri Sali Berisha tha para mediave se nesër do të shkojë në Selinë Blu për të marrë pjesë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së.
Grupi Parlament i PD-së, ka dërguar sot një mesazh ku njofton se ditën e nesërme rreth një orë para Kuvendit do të ketë një mbledhje të këtij grupi. Ky mesazh nuk u ka shkuar vetëm 5 deputetëve; Sali Berisha, Flamur Noka, Edmond Spaho, Luan Baci apo Albana Vokshi.
Pas deklaratës së Berishës, reagoi Gazment Bardhi i cili u shpreh se askush nuk duhet t’i imponohet vendimit të Grupit Parlamentar. Sipas tij çdo sjellje e imponuar nuk është e pranueshme dhe demokratike. /abcnews.al/