Bill Gates “sheh” të ardhmen, investon në kompaninë që prodhon ujë nga ajri

schedule14:44 - 30 Mars, 2022

schedule 14:44 - 30 Mars, 2022

Source Global ka krijuar panelet hidro revolucionare që krijojnë ujë të pijshëm nga ajri, duke e transportuar atë në vendet ku ka mungesë të madhe. Ato janë mjaft të ngjashme me panelet diellore, por kanë një ndryshim domethënës. Në vend të energjisë elektrike prodhojnë ujë.

Në vitin 2014, CEO i kompanisë, Cody Friesen, shpiku këto panele në Arizona. Një vit më vonë, ai themeloi kompaninë e tij, Source Global. “Ne përdorim energjinë diellore dhe ajrin për të prodhuar ujë të pijshëm kudo në botë. Kështu e kthejmë ujin në një burim të rinovueshëm”, tha ai.

Si funksionojnë

Panelet hidroelektrike mbledhin avujt e ujit nga ajri. Më pas i ruajnë në panel. Duke përdorur ngrohtësinë e diellit, sistemi konverton avujt e ujit në lëng, i cili mblidhet në një rezervuar brenda panelit dhe në fund lirohet si ujë i pastër.

Deri në vitin 2018, Friesen kishte instaluar një seri prej 40 hidropanelesh në Kenia. Aktualisht, panelet hidroelektrike janë të disponueshme në 52 vende. Në vende si India, ku 800,000 fshatra nuk kanë akses në ujë të pijshëm të pastër, kjo teknologji do të ishte një shpëtim, tha Friesen.

Vlen të përmendet se sipas informacioneve nga CNBC, kompania ka mbledhur 150 milionë dollarë nga investitorët duke përfshirë Breakthrough Energy Ventures të Bill Gates, BlackRock, Duke Energy dhe Lightsmith Group. /abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!