Bisedimet e paqes, këshilltari i Zelensky-t: Nuk do të negociojmë për asnjë centimetër të rajoneve lindore

schedule11:31 - 30 Mars, 2022

schedule 11:31 - 30 Mars, 2022

Negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës kanë përparuar”, sipas Ihor Zhovkva, këshilltar i Presidentit Volodymyr Zelensky. Sipas tij, kjo është hera e parë në bisedimet e paqes që Rusia ka dëgjuar qëndrimin ukrainas në vend që të jepte ultimatume, sipas BBC

Por sipas tij, Ukraina nuk do të negocionte për asnjë centimetër  të territoreve, kur u pyet në lidhje me rajonet lindore. Ai gjithashtu tha se Rusia nuk kishte tërhequr trupat as nga Kievi dhe as nga Chernihiv, pavarësisht se tha se do të reduktonte operacionet në këto dy zona.

/abcnews.al