Asnjë detaj nuk ka treguar para gjykatës sipërmarrësi shqiptar Ilir Leba i akuzuar për vrasjen e italianit Tommaso Dini. Mediet italiane raportojnë se ai nuk ka pranuar të flasë për shkaqet që e çuan t’i merrte jetën në mes të rrugës 50-vjeçarit italian 3 ditë më parë. Në fund të seancës së sotme gjykata ka dhënë arrest me burg për 48-vjeçarin shqiptar.
Si ndodhi ngjarja?
Viktima është agjenti imobilar Tommaso Dini 50-vjeç. Ai është goditur disa herë me thikë gjatë natës së të shtunës. Pasi ishte goditur me thikë nga biznesmeni shqiptari, agjenti u shtrua në spital por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të rënda që kishte marrë.
Lexo edhe: EMRI/ Biznesmeni shqiptar vret italianin, detajet nga krimi i rëndë
Ata që kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes kanë thirrur menjëherë ndihmën e policisë. Burri kishte lëndime në gjoks dhe këmbë kur mbërriti në spital. Më pas ishte një operacion delikat, i cili u zhvillua mëngjesin e së dielës, por pavarësisht kësaj 50-vjeçari italian ndërroi jetë.
Në të kaluarën duket se ka pasur mosmarrëveshje në vendin e punës mes agresorit dhe viktimës. I arrestuari banues në Scandiçi është murator dhe ortak në një kompani ndërtimi së bashku me vëllain e tij.
/abcnews.al