Importuesit e plehrave kimike: Nuk fiksojmë çmime, “AK” nuk ka asnjë fakt

schedule17:19 - 29 Mars, 2022

schedule 17:19 - 29 Mars, 2022

Importuesit e plehrave kimikë bujqësor kanë kundërshtuar gjobën e vendosur nga Autoriteti i Konkurrencës duke  paralajmëruar hapa ligjorë në këtë drejtim.

Ata theksojnë se ky institucion nuk ka asnjë fakt konkret në lidhje me abuzimet apo fiksimin e çmimeve. Pak ditë më parë autoriteti i konkurrencës gjobiti kompanitë me gjobë që shkon në total rreth 200 milionë lekë.

Importuesit e plehrave kimikë kanë paralajmëruar Autoritetin e Konkurrencës se do të ndërmarrin hapa ligjorë për gjobën e vënë ndaj 3 kompanive e cila arrin në total  në 200 milionë lekë.

Tritan Çako drejtor ekzekutiv i shoqatës së importit të imputeve bujqësore ka deklaruar se vendimi është i padrejtë dhe institucionet nuk kanë asnjë fakt konkret për abuzime.

Kompanitë e justifikojnë rritjen e çmimeve me  shtimin e kostove të prodhimit dhe të   transportit pasi tregjet kryesore ku importojnë janë Rusia dhe Ukraina

Ministria e Bujqësisë në bashkëpunim me kompanitë importuese  së fundmi ka ngritur një strukturë monitorimi, duke fiksuar një tavan çmimesh javor për produktet bazë.

Ndërsa fermerët shprehen  se e kanë të pamundur që të përballojnë kostot e plehrave kimikë në këtë situatë krize.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!