Më shumë se 3.9 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus nga fundi i shkurtit. Shifrat i bën të ditura Komisioneri i Lartë i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.
3,901,713 refugjatët e regjistruar deri të hënën përbëjnë 203,000 shtetas të vendeve të treta, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin.
Ndërkohë, më herët gjatë ditës mediat, duke cituar Pentagonin, raportuan se Rusia fillon të tërheqë forcat e saj ushtarake nga zonat pranë Kievit. Sipas SHBA-ve, lëvizja pritet të jetë afatgjatë. /abcnews.al/