Kremlini hedh poshtë deklaratat për helmimin e Abramovich, zyrtari rus: Është sabotazh, pjesë e luftës së informacionit

schedule12:24 - 29 Mars, 2022

schedule 12:24 - 29 Mars, 2022

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov hodhi poshtë raportet se miliarderi rus i sanksionuar Roman Abramovich pësoi simptoma nga helmimin gjatë një raundi jozyrtar bisedimesh në fillim të këtij muaji, duke i quajtur raportet “pjesë e luftës së informacionit”.

Peskov tha gjatë bisedës së tij të përditshme me gazetarët:

“Kjo është pjesë e panikut informativ, pjesë e sabotazhit informativ, luftës informative. Këto raporte nuk janë të vërteta… është e nevojshme të filtrohet fuqimisht rrjedha e informacionit.”

Peskov konfirmoi më tej se Abramovich ishte pjesë e bisedimeve në Stamboll që do të nisin sot, por tha se miliarderi rus nuk ishte zyrtarisht anëtar i delegacionit.

Lexo edhe: Bisedimet me rusët, tentohet të helmohet Abramovich dhe negociatorët ukrainas

Abramovich është i përfshirë në sigurimin e kontakteve të caktuara midis palëve ruse dhe ukrainase.

Pas helmimit në raundin e parë të negociatave Rusi-Ukrainë, oligarku rus, Roman Abramovich është parë sot në bisedimet e paqes që po zhvillohen në Stamboll. Miliarderi, i cili është një nga oligarkët rusë të sanksionuar nga Perëndimi për pushtimin e Ukrainës nga Moska, u pa me delegatët në Stamboll këtë mëngjes.

Ditën e djeshme zëdhënësi i Abramovich konfirmoi se oligarku rus dyshohet të jetë helmuar në fillim të këtij muaji pas takimit për të diskutuar bisedimet e paqes me negociatorët ukrainas./abcnews.al/