Hakan Calhanoglu u gradua si kapiteni i kombëtares turke pas largimit të Burak Yilmaz.
Mesfushori me tipare sulmuese i Interit komentoi:
“Unë jam i vetëdijshëm për përgjegjësinë e të qënit kapiten. Shpresoj ta mbaj këtë shirit me krenari.”
Në lidhje me ndeshjen ndaj Italisë, Calhanoglu u shpreh: “ Mendoj se ndeshja kundër Italisë do të shkojë mirë. Të dyja skuadrat nuk mundën të marrin pjesë në Katar dhe sigurisht jemi të mërzitur.
Shpresojm të jetë një ndeshje e mirë nesër”, u shpreh numri 10 i Turqisë./ h.ll/abcnews.al