Kombëtarja Shqiptare vazhdon stërvitjen për miqësoren e dytë që do të luajë kundër Gjeorgjisë në “Air Albania” më 29 mars ora 18:00.
Kuqezinjtë e Edi Rejës kanë zhvilluar përgatitjen të ndarë në dy grupe, ku lojtarët që ishin titullarë kanë zhvilluar vetëm disa ushtrime të lehta, ndërsa pjesa tjetër kanë zhvilluar stërvitje më të detajuara dhe me ngarkesë.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se në këtë seancë stërvitore nuk mori pjesë mesfushori Keidi Bare, i cili ka pasur një tërheqje muskulore pas ndeshjes. Futbolllisti kuqezi ka qenë në monitorim të vazhdueshëm dhe pas konsultimit me stafin mjekësor, u vendos që të mos jetë me skuadrën ndaj Gjeorgjisë. Lojtari do të kthehet te klubi i tij në Spanjë për të vazhduar rekuperimin.
Gjithashtu, në këtë seancë stërvitore nuk mori pjesë as mbrojtësi Ivan Balliu, i cili do të mungojë në miqësoren ndaj Gjeorgjisë. Me lojtarin ishte rënë paraprakisht dakord që do të luante vetëm miqësoren ndaj Spanjës e më pas do të kthehej te klubi i tij, pasi pret të bëjë dozën e tretë të vaksinës anti-Covid për t’u pajisur me pasaportën e vaksinimit (Green Pass).
Nuk do të jetë ndaj Spanjës as sulmuesi Myrto Uzuni. Pas kërkesës së Granadas për ta pasur lojtarin në dispozicion për shkak se ka një ndeshje shumë të rëndësishme në kampionat këtë javë dhe pas konsultimit me stafin teknik u vendos që Uzuni të nqëdrojë në Spanjë.
Pjesa tjetër e lojtarëve nuk kanë asnjë problem dhe janë në gjendje të mirë fizike. Skuadra ka zhvilluar të hënën paradite sërish në Barcelonë edhe seancën zyrtare stërvitore para ndeshjes, ku më pas do të zhvillojnë edhe konferecën zyrtare për shtyp. Po sot kombëtarja do udhëtojë drejt Shqipërisë për t’u akomoduar në hotel Tropikal në Durrës. /f.a/abcnews.al