Interi vazhdon të këmbëngulë për transferimin e Gleison Bremer, ku zikaltërtit kërkojnë ta transferojnë gjatë merkatës së verës.
Mbrojtësi prej kohës është nën monitorimin e Nerazzurëve, por akoma nuk ka një marrëveshje të arritur mes Torinos dhe Interit.
Sipas asaj që raporton gazetari i njohur, Fabrizio Romano, kampionët e Italisë e kanë prioritet transferimin e lojtarit, teksa drejtuesit zikaltër dëshirojnë ta vënë nën urdhrat e Simone Inzaghit.
Bisedimet mes të dyja klubeve janë vendosur qysh nga janarit dhe Bremer i prinë listës së dëshirave të Interit. /f.a/abcnews.al