Në një intervistë të gjatë për gjermanen “Der Spiegel”, Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj u shpreh ndër të tjera se Bashkimi Evropian ka dështuar me Kosovën, e nëse kufijtë ndryshohen atëherë do të ketë tragjedi të reja.
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është cilësuar si një ish kryengritës i cili aktualisht mban kostumin e një kreu shteti, kostum që I rri mirë, nga gazetari i “Der Spiegel” i cili i ka marrë një intervistë të gjatë..
Sigurisht që temat kryesore kanë qenë ideja për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë si dhe taksa e vendosur ndaj mallrave serbe. Haradinaj është shprehur se tragjeditë në Ballkan janë lidhur gjithmonë kufij dhe se kush i hap këto çështje, përgatit tragjedi të reja. Intervistën me titull “Zjarrvënia në Ballkan” e përkthyer në shqip Haradinaj e ka postuar në profilin e tij në Facebook.
Po të mos ishte Haradinaj dhe shokët e tij, ndoshta nuk do të ekzistonte sot Republika më e re e Europës. Nën pseudonimin “Smajl” ai ishte udhëheqësi i një pjese të kryengritësve të UÇK-së në kulmin e kryengritjes së shqiptarëve etnikë kundër pushtuesit serb në Kosovë. Sot ai është shef i Qeverisë së shtetit të tij që po kërkon vend në Evropë. Nis në këtë me këtë mini profil intervista e kryeministrit të Kosovës.
Aktualisht në Ballkan ka filluar një diskutim, i cili mendohej i përfunduar, ai për shtrirjen e kufijve: politikanët kryesorë shqiptarë janë përfshirë në debate për atë nëse Beogradit i duhet dhënë pjesa e banuar kryesisht me serbë në veri të vendit në shkëmbim të njohjes së pavarësisë. Presidentët e Serbisë dhe Kosovës kanë diskutuar nën mbikëqyrjen e shefes së BE-së për diplomaci Federica Mogherini. Kryeministri Haradinaj i refuzon këto plane.
Madje me taksën prej 100 përqind për prodhimet serbe ai po përpiqet të marrë njohjen e Kosovës nga Qeveria në Beograd- duke provokuar forcën mbrojtëse amerikane kundër tij.
“Nuk kishim zgjidhje tjetër, Serbia së fundmi ishte shumë agresive ndaj hapjes dhe zemërgjerësisë sonë e cila nga ata shihej si dobësi”.
Në fund gazetari gjerman shkruan se ndërsa Bashkimi Evropian po dështon në Kosovë. Sipas kryeministrit Haradinaj synimet e evropianëve, krahasuar me ato të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë vështirë të deshifrueshme: “Kur njerëzit tanë në Janar udhëtuan në Bruksel tek Mogherini, ata me vete kishin një draft prej 30 faqesh për zgjidhjen e konfliktit”. Dhe çfarë morën si përgjigje nga negociatorja e BE-së? “Asgjë”, thotë Haradinaj, “përveç kafes dhe ujit, gjithsesi gratis” përfundon ai./abcnews.al