Nuk është gjithmonë e lehtë të kuptosh se kur jeni të stresuar. Megjithatë, trupi nuk gënjen kurrë dhe jep gjithmonë “mesazhe”. Shenjat e mëposhtme tregojnë se vuani nga stresi
Shtrëngimi i dhëmbëve
Shkaku më i madh i kërcitjes së dhëmbëve është stresi. Ju pa e ditur mund të shtrëngoni dhëmbët gjatë ditës ose gjatë gjumit.
Djersitje e tepruar
Djersitja ndodh për disa arsye: kur ushtroni, temperaturat e larta ose kur truri vëren një kërcënim. Megjithatë, nëse jeni duke djersitur vazhdimisht, mund të jetë një shenjë se jeni në ankth.
Rënie e shtuar e flokëve
Rënia e flokëve mund të jetë një shenjë e stresit të fshehur. Trazirat emocionale mund të prishin fazën e rritjes së ciklit të flokëve. Edhe nëse nuk ka ndodhur asgjë e tmerrshme kohët e fundit, mbani mend se rënia e flokëve zakonisht vonohet. Pra, mund të përjetoni rënie të flokëve 6-12 javë pas një ngjarjeje stresuese.
Dridhje e syve
Stresi mund t’i japë sinjale të pazakonta trurit dhe muskujve të fytyrës. Si rezultat, syri dridhet në mënyrë të pakontrolluar. Mund të vëreni lëvizje të pavullnetshme të qepallës së poshtme ose, në raste të rralla, të qepallës së sipërme.
Goja është vazhdimisht e thatë
Nëse jeni vazhdimisht të etur dhe nuk keni ngrënë asgjë të kripur, kushtojini vëmendje gjendjes emocionale. Periudhat e gjata të stresit bllokojnë gjëndrat e pështymës, duke e lënë gojën të thatë. Ju gjithashtu mund të keni vështirësi në gëlltitje (për shkak të dehidrimit). /abcnews.al