Kombëtarja shqiptare zhvilloi kundër Spanjës miqësoren e cila u mbyll me rezultatin 2-1 për kombëtaren iberike.
Ndeshja me Spanjën mbaroi, tashmë lojtarët shqiptarë do të duhet të fokusohen te miqësorja tjetër që kombëtarja shqiptare do të luajë në “Air Albania” më 29 mars ora 18:00.
Skuadra ka rifilluar stërvitjen me lojtarët që duket se e kanë kaluar humbjen që pësuan ndaj Spanjës. Përgatitjet janë bërë në qendrën stërvitore të Real Sociedadit, skuadër ku luan Keidi Bare.
Nga videoja e postuar në profilin zyrtarë të FSHF-së duket se në që në grup mbizotëron një frymë pozitive, pavarësisht humbjes në minuta të fundit me kombëtaren iberike.
View this post on Instagram
/f.a/abcnews.al