Nëse ai i bën këto tre gjëra, nuk ka fare interes për ju

schedule15:57 - 26 Mars, 2022

schedule 15:57 - 26 Mars, 2022

Kur bëhet fjalë për lidhjet, të gjithë dëshirojnë një marrëdhënie paqësore dhe të shëndetshme. Por për fat të keq nuk është gjithmonë kështu. Sidoqoftë, gratë shpesh janë të prirura të mohojnë problemet dhe të japin më shumë shanse.

Nëse vëreni se partneri juaj po i bën këto gjëra të renditura më poshtë, atëherë do të thotë se nuk ka mjaftueshëm interes për ju. Prandaj është e rëndësishme t’i jepni drejtim gjërave në kohën e duhur, para se të jetë shumë vonë.

Ju fajëson për problemet tuaja

Dihet që të gjithë janë përgjegjës për veprimet e tyre por nëse partneri juaj përpiqet vazhdimisht që t’ju fajësojë për gabimet e tij, tregon një flamur të kuq.

Tallet me ju

Argëtimi dhe batutat e përbashkëta janë një gjë dhe ofendimi është një gjë tjetër. Nëse partneri tallet me ju, shakatë e tij ju lëndojnë dhe vazhdon ta bëjë këtë gjë, atëherë nuk është personi i duhur për ju.

Të bën të dyshosh për veten

Mund të jetë mjaft e vështirë nëse kuptoni se partneri bën që të dyshoni në aftësitë tuaja. Një partner duhet të jetë mbështetja juaj. Mungesa e mbështetjes është padyshim një shenjë e madhe që tregon se duhet të ndaheni sa më parë nga ai person. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!