Maska natyrale që “fshin” vitet nga fytyra, zvogëlon rrudhat dhe njollat e moshës

schedule14:07 - 26 Mars, 2022

schedule 14:07 - 26 Mars, 2022

Kujdesi ndaj lëkurës është shumë i rëndësishëm në çdo kohë. Maskat natyrale janë mjaft efektive dhe për më tepër ju kursejnë para. Maska e mëposhtme është efektive për rrudhat dhe për njollat që shfaqen me kalimin e kohës. Përveç kësaj, kontribuon në zvogëlimin e poreve pas përdorimit të parë.

Përbërësit që ju duhen: 

– gjysmë lugë çaji kanellë
– gjysmë luge çaji arrëmyshk
– 1 lugë çaji mjaltë
– 1 lugë çaji lëng limoni të freskët

Përgatitja dhe aplikimi i maskës për fytyrën:

Përziejini të gjithë përbërësit së bashku derisa të formohet një pastë. Aplikojeni në fytyrë, duke shmangur zonën rreth syve dhe gojës. Lëreni të qëndrojë për 30 minuta ose të paktën 10 minuta nëse nuk mund ta duroni ndjesinë e lehtë. Më pas shpëlajeni maskën me ujë të ngrohtë dhe aplikoni kremin tuaj hidratues.

Nëse keni lëkurë të ndjeshme, hiqni ose holloni limonin me ujë. Shtoni dhe pak mjaltë për ta bërë masën më të trashë. Kjo është një maskë që funksionon gradualisht. Aplikojeni të paktën 2 herë në javë dhe së shpejti do të shihni një përmirësim të madh në lëkurë.

Me aplikim të vazhdueshëm, kjo maskë shkëlqyese do të zbardhë dhe heqë njollat ​​nga fytyra, do të zvogëlojë rrudhat dhe do të ndihmojë që lëkura e fytyrës të marrë një shkëlqim fenomenal dhe një pamje të shëndetshme. /abcnews.al